Policia e Shkodrës ka zbardhur rrethanat e një vjedhjeje me armë zjarri ndaj dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, ngjarje e ndodhur rreth tre javë më parë në fshatin Domen.

Si rezultat i operacionit është arrestuar një 16-vjeçar, ndërsa ndaj dy shtetasve të tjerë, 27 dhe 20 vjeç, është nisur procedimi në gjendje të lirë. Po ashtu, një tjetër bashkëpunëtor është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, më 9 qershor 2026, në aksin rrugor “Domen–Postribë”, të rinjtë dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë 500 euro dy turistëve gjermanë që ndodheshin në automjetin e tyre gjatë natës.

Strukturat e hetimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër po vijojnë punën për kapjen e personit në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume