Pas 5 viteve të specializimit me ekspertët zviceranë të HHPG (High Performance Goalkeeping), Hivzi Ahmeti sjell në Kosovë një metodë moderne të Vision Training, e përdorur në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

Veçantia e këtij programi është se çdo sportist fillimisht i nënshtrohet një kontrolli të detajuar nga një okulist italian, i cili vlerëson gjendjen e shikimit dhe funksionimin e sistemit vizual. Mbi bazën e këtij vlerësimi ndërtohet një program i personalizuar i Vision Training, sipas nevojave të secilit portier apo futbollist.

👁️ Shikim funksional më i avancuar.
🧠 Vendimmarrje më e shpejtë.
⚡ Reagim dhe reflekse në fraksione sekonde.
🎯 Koordinim sy-tru në nivel elitar.

Sot, edhe në Kosovë, portierët dhe futbollistët kanë mundësinë të stërviten me të njëjtën filozofi dhe teknologji që përdoret nga klubet dhe akademitë më të avancuara në Evropë.

1MAXIMUM2 TRAINING CENTER nuk ndërton vetëm sportistë më të mirë – ndërton sportistë që shohin më shpejt, mendojnë më shpejt dhe veprojnë më shpejt.

“Në futbollin modern, diferencën nuk e bën vetëm talenti. Diferencën e bën ajo që syri sheh para se ta shohin të tjerët.” 👁️⚽🧤

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume