Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e forta që tronditën Venezuelën rreth një javë e gjysmë më parë është rritur në 3.342, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Horhe Rodrigez, tha se rreth 16.740 persona u lënduan, ndërsa më shumë se 17,000 mbetën pa strehë.

Tërmetet me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë goditën Venezuelën më 24 qershor, pas së cilës pasuan një seri pasgoditjesh më të dobëta. Ndër zonat më të goditura rëndë është shteti bregdetar La Guaira.

Ekipet e shpëtimit në Venezuelë, me mbështetjen e ekipeve nga disa vende, vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Sipas autoriteteve, janë shkatërruar 190 ndërtesa, ndërsa të paktën 856 të tjera kanë pësuar dëmtime të rënda, mes tyre edhe disa spitale. Një pjesë e urave dhe rrugëve mbeten ende plotësisht të pakalueshme, duke i vështirësuar edhe më shumë operacionet humanitare dhe të shpëtimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume