Të dielën rreth orës 15:52, në Podujevë është raportuar një zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 42 ari toke të mbjellë me grurë.

Sipas njoftimit zyrtar, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, transmeton Klankosova.tv.

Dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e djegies së disa mbeturinave në afërsi të arës së mbjellë, çka mund të ketë shkaktuar përhapjen e flakëve në kulturën bujqësore.

Me konsultim të prokurorit kompetent, është iniciuar rast dhe rasti po hetohet nga autoritetet për të përcaktuar shkaqet e sakta dhe përgjegjësinë e mundshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume