Rreth 120 vullnetarë nga shoqatat e zjarrfikësve në vend do të jenë të gatshëm që, gjatë periudhës së zjarreve, të angazhohen në baza vullnetare për të ndihmuar në përballimin e situatave emergjente dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov tha se synojnë bashkimin e shoqatave për koordinim më të mirë dhe reagim më efikas në terren.
”Arritëm marrëveshje që çdo Shoqatë Vullnetare e Zjarrfikësve do deklaroje para kohe se sa vullnetarë kanë nëpërmjet anëtarëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilët do të jenë të gatshëm që në rast të zjarreve të drejtohen në atë vend për ndërhyrje.tha; Stojançe Angellov – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim
Artan Demiri, nga Shoqatë Vullnetare e Zjarrfikësve të Çairit, Bajram Miftari tha se janë rreth 50 vullnetarët aktiv, anëtarë të shoqatës që nuk marrin asnjë kompensim material dhe janë ne terren çdoherë kur e kërkon nevoja.
”Deri sot në mënyrë vullnetare kemi punuar dhe asnjë kompensim nuk marrim përveç grupit të intervenimit të shpejtë ku anëtarët të cilët kanë qenë të angazhuar kanë marrë vetem 5% nga paga mesatare për shkak se e lanë punën dhe dalin në intervenim.”tha; Artan Demiri, nga Shoqatë Vullnetare e Zjarrfikësve, Bajram Miftari, të Çairit
Angellov bëri thirrje tek vullnetarët tjerë që janë pjesë e shoqatave por që nuk janë aktiv, dhe që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi t’u drejtohen shoqatave të tyre, me qëllim që të forcohen kapacitetet. Ai shtoi se një strukturë e qartë organizative dhe e madhe numerikisht e ka më të lehtë të sigurojë mbështetje si nga institucionet, ashtu edhe nga qytetarët dhe kompanitë që dëshirojnë të ndihmojnë këto shoqata vullnetare.