Më 6 korrik 2026, rreth orës 17:50, në rrugën “Llazar Liçenovski” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti BMW me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.K. (25) nga fshati Vizbegovë, dhe një automjeti Seat Leon me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.P. (48) nga fshati Brazdë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri në automjetin BMW, D.S. (25) nga fshati Hasanbeg. Ndërkaq, lëndime trupore kanë marrë të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerja në automjetin Seat Leon, I.P. (24) nga fshati Brazdë.

Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin “Shën Naum Ohri” në Shkup.

Nga ekipi i SPB Shkup është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume