Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër (8 korrik 2026) pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të qytetit të Tetovës dhe disa vendbanime në rajonin e Tetovës.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen në këto termine:

Fshati Bogovinë – nga ora 08:45 deri në 14:30;
Tetovë – objektet te “Ekolog” – pa energji nga ora 08:50 deri në 14:15;
Tetovë – lagjja Bllok 70 – pa energji elektrike nga ora 08:50 deri në 14:15;
Tetovë – rruga “Vonvardarska” dhe objektet afër rrugës për në fshatin Bërvenicë – nga ora 09:00 deri në 14:00;
Një pjesë e fshatit Vratnicë – nga ora 09:00 deri në 14:30;
Një pjesë e fshatit Çellopek – nga ora 09:00 deri në 14:30;
Një pjesë e fshatit Vollkovi – nga ora 09:30 deri në 14:00;
Një pjesë e fshatit Pallçisht i Poshtëm – nga ora 09:30 deri në 14:30.
Nga institucionet përgjegjëse u bëhet apel qytetarëve dhe subjekteve juridike që t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre dhe t’i marrin parasysh ndërprerjet e paralajmëruara të furnizimit me energji elektrike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume