Moti sot do të jetë pjesërisht i ndryshueshëm me periudha me diell. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila pasdite në disa vende përgjatë Vardarit kohëpaskohe do të forcohet. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa maksimale do të arrijë 34 gradë.

Moti në ditët në vijim do të jetë kryesisht i qëndrueshëm. Do të fryjë erë e moderuar, në disa vende e fortë nga drejtimi verior. Të enjten dhe të dielën pritet paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e përforcuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume