Me rastin e 11 Korrikut – Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, në
Kuvend u mbajt ngjarje përkujtimore, me të cilin ju dha respekt viktimave dhe u dërgua
porosi për ruajtjen e memories historike, paqen dhe bashkëjetesën.
Në aktivitet morrën fjalë Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, Prof. Ferid Muhiq, përfaqësuesi i
Lidhjes Nacionale Boshnjake, Xhevad Hot, dhe Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie
Ndërmjet Bashkësive, Adnan Azizi.
Në fjalimin e tij, Kryetari Gashi theksoi se gjenocidi i Srebrenicës është një nga dështimet
më të mëdha që ka lënë një gjurmë të qëndrueshme dhe të errët në njerëzim. Ai theksoi se
gjenocidi nuk fillon me zhurmën e armëve, por me indiferencën ndaj dhunës, duke shtuar
se pikërisht për këtë arsye roli i institucioneve është me rëndësi thelbësore. "Institucionet
fitojnë kuptimin e tyre të vërtetë vetëm kur mbrojnë vlerat themelore njerëzore dhe dinjitetin
e çdo personi", theksoi Gashi.

Prof. Ferid Muhiq bëri një përmbledhje historike të ngjarjeve që çuan në gjenocidin në
Srebrenicë, duke vlerësuar se ai përfaqësonte një disfatë për të gjithë Ballkanin. Ai theksoi
se gjenocidi nuk ishte një ngjarje e rastësishme dhe bëri thirrje për kapërcimin e urrejtjes
dhe përçarjeve duke kultivuar humanizmin.
Xhevad Hot theksoi se Srebrenica nuk është vetëm një vend gjeografik, por një simbol i
asaj se sa larg mund të çojë urrejtja njerëzore kur propaganda zëvendëson të vërtetën. Ai
theksoi se kjo ditë duhet të jetë një kujtesë për institucionet arsimore që të flasin për
rreziqet e diskriminimit, të kultivojnë një kulturë kujtese dhe të inkurajojnë të rinjtë të njohin
shenjat e para të intolerancës dhe të mbrojnë dinjitetin e çdo personi, pavarësisht nga feja,
gjinia apo përkatësia etnike.
Adnan Azizi, theksoi se Srebrenica është një plagë që nuk shërohet dhe kujtoi se pas
numrave qëndrojnë jetë njerëzore. Në Srebrenicë, nuk u sulmua vetëm një popullsi, por
vetë njerëzimi. Duke iu referuar karakterit multietnik të vendit tonë, Azizi theksoi se
bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë ruhen përmes institucioneve të forta dhe të
përgjegjshme, duke dërguar një mesazh se kujtimi i viktimave nuk do të harrohet kurrë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume