Aksident në Tetovë, 15-vjeçari me moped elektrik plagoset rëndë
Share
Një 15-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pas përplasjes së mopedit elektrik me një automjet “Opel Zafira” në kryqëzimin e rrugëve “Ilinden” dhe “Bllagoja Toska”.
I mituri është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.TS