Shkup, 18 korrik – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në vilën “Biljana” në Ohër në takim lamtumirës e priti ambasadoren e Republikës Helene në Shkup, Sofija Filipidu.

Duke riafirmuar qëndrimin se bashkëpunimi rajonal është veçanërisht i rëndësishëm për vendet më të vogla, Siljanovska Davkova theksoi se pret që Greqia të jetë ndër mbështetësit më të fortë në rrugën e integrimit të Maqedonisë në BE.

“Sipas mendimit tim, me hyrjen e vendit dhe të gjithë rajonit në Union, hendeku ekzistues gjeostrategjik do të mbyllet në mënyrë efektive, dhe kështu do të arrihen efekte të shumëfishta në Evropën Juglindore, nga tregtia dhe investimet deri te lidhja energjetike. Lidhur me marrëdhëniet e Maqedonisë dhe Greqisë, unë dhe ambasadorja besojmë se nevojitet një impuls i ri për t’i thelluar dhe zgjeruar ato në më shumë fusha”, thuhet në njoftimin e presidentes.

Për mua, siç thekson Siljanovska Davkova, kultura është testi më i mirë i lakmusit për marrëdhëniet e Maqedonisë dhe Greqisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume