“Do të shohim se çfarë do të ndodhë”/ Ultimatumi i ri i Trump për Iranin: Kanë afat deri nesër në orën 08:00, përndryshe nuk do të kenë ura e stacione
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ka afat deri nesër në orën 08:00 për të vepruar, ndërsa ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse kjo nuk ndodh.
“Ata kanë kohë deri nesër në orën 08:00. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Po negociojmë me mirëbesim. Pas orës 08:00 nuk do të kenë ura, stacione”, u shpreh Trump gjatë një deklarate për gazetarët.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se është “shumë i zhgënjyer me NATO-n”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet e këtij qëndrimi.
Duke folur për Iranin, Trump deklaroi se SHBA-ja është “fituese”, ndërsa Irani “ka humbur”, duke shtuar se administrata e tij do të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit.
Ai përsëriti se nuk do të lejojë Iranin të pajiset me armë bërthamore dhe paralajmëroi se, nëse situata përshkallëzohet, pasojat do të jenë shkatërrimtare.
“Do të ketë shkatërrim total, megjithëse nuk do të doja ta bëja këtë. Do t’u duhen 100 vjet për të rindërtuar vendin e tyre”, tha Trump.