Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, ku u konfirmua përcaktimi i përbashkët për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe intensifikimin e partneritetit në fushën e drejtësisë dhe integrimeve evropiane.

Maqedonia dhe Kosova, si fqinjë dhe partnerë të mirë, ndajnë të njëjtin vizion për rajon të qëndrueshëm, të bazuar në sundimin e ligjit, vlerat demokratike dhe anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira të cilat do të kontribuojnë në zbatimin më efikas të proceseve reformuese.

Vëmendje e veçantë iu kushtua reformave në sistemin e gjyqësorit, forcimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe procesit të digjitalizimit. Ministri Shasivari theksoi se sistem funksional, i pavarur dhe efikas i gjyqësorit është parakusht për rikthimin e besimit të qytetarëve dhe për përparim të suksesshëm në procesin e integrimeve evropiane.

Përcaktimi i përbashkët për reforma, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian përbën një bazë të fortë për një bashkëpunim edhe më intensiv ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume