Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me mosmiratimin e Kodit Zgjedhor tha se pa dialog nuk mund të arrihet zgjidhje. Ajo vlerëson se gjendja aktuale rrezikon t’i komplikojë zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu, tha se Maqedonia e Veriut duhet t’i japë fund praktikës së ndryshimit të Kodit Zgjedhor pak para mbajtjes së zgjedhjeve.

” Ka argumente si “pro” ashtu edhe “kundër”, nuk them se disa nga vërejtjet nuk janë të drejta. Unë nuk shoh dialog, sepse nuk mund të ketë dialog nëse askush nuk tërhiqet nga qëndrimi i vet. Pikërisht për këtë ndodhemi në situatë joproduktive, e cila rrezikon t’i komplikojë edhe më shumë zgjedhjet e ardhshme. Pas disa cikleve zgjedhore janë grumbulluar vërejtje, ato janë seleksionuar dhe tani duhej të propozonim zgjidhje. Nuk e di nëse këtë mund ta quaj politikë, sepse politika nënkupton kërkimin me mençuri dhe respekt të një zgjidhje që do të pranohet nga të gjithë. Zgjidhje që në fund do të sjellë përfitime për qytetarët. Por, jemi larg kësaj.” – Gordana Siljanovska-Davkova, presidente. /Alsat.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume