Më 23.07.2026, në orën 13:50, në Sheshin e Qytetit në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar, në bashkëpunim me nëpunës policorë të SPB Kumanovë, e privuan nga liria M.D. (32) nga Kavadari, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm të një gruaje 50-vjeçare nga Kumanova se e kishte mashtruar për një shumë prej 9.000 eurosh. Sipas kallëzimit, ai i kishte premtuar se do t’i ndërmjetësonte për sigurimin e një pasaporte të huaj për 400 euro, e më pas kishte kërkuar më shumë mjete finaciare dhe brenda një periudhe të shkurtër, ajo i kishte dhënë gjithsej 9.000 euro dhe ende kishte vazhduar me kërkesat.
Pas masave të ndërmarra, atij iu gjetën 2.000 euro, të cilat i kishte marrë nga denoncuesja. Këto para ishin përpunuar dhe shënuar më parë me metodë krimo-teknike nga nëpunës policorë të NJPB Kavadar. I kallëzuari u ndalua në stacion policor dhe më pas u dërgua para prokurorit publik, ku e pranoi kryerjen e veprës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Mashtrim”, sipas nenit 247, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume