Almir Dauti është emëruar ushtrues detyre (u.d.) drejtor i Ndërmarrjes Publike „Komunalec“ në Gostivar. Emërimi ka hyrë në fuqi sot, ndërsa informacioni është konfirmuar nga Komuna e Gostivarit.
Sipas njoftimit, Dauti do ta drejtojë përkohësisht këtë ndërmarrje publike deri në emërimin e drejtorit të ri, në përputhje me procedurat ligjore. Ai pritet të fokusohet në funksionimin e rregullt të shërbimeve komunale dhe në vazhdimin e aktiviteteve të ndërmarrjes në shërbim të qytetarëve.
Nga Komuna e Gostivarit kanë bërë të ditur se presin bashkëpunim të mirë me menaxhmentin e ri, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofron NP „Komunalec“ dhe realizimin e prioriteteve në fushën e mirëmbajtjes së higjienës publike dhe shërbimeve komunale