30.000 denarë mbështetje shtetërore për lidhje ose kazan me gaz – thirrja publike është e hapur, Ministria u bën thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë këtë mundësi
Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale vazhdon zbatimin e masave që
sigurojnë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për qytetarët dhe nxisin investimet në
sisteme ngrohjeje më ekonomike, më efikase dhe më të pastra.
Është në vazhdim thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për kyçje në rrjetin e gazit
natyror dhe për blerjen e një kaldaje me gaz, përmes së cilës amvisëritë mund të
përfitojnë mbështetje financiare deri në 30.000 denarë, përkatësisht deri në 70 për qind
të shpenzimeve të realizuara.
Ministria rikujton se afati për paraqitjen e kërkesave është deri më 31 tetor 2026 dhe se
të gjithë qytetarët e interesuar që i plotësojnë kushtet kanë kohë të mjaftueshme për ta
shfrytëzuar këtë mundës.
Me këtë masë, shteti jo vetëm që u ndihmon familjeve të ulin shpenzimet e tyre për
investim, por gjithashtu kontribuon në rritjen e efikasitetit energjetik, përdorimin e një
energjenti më të pastër dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor..
Të drejtë për mbështetje financiare kanë amvisëritë që gjatë vitit 2026 do të realizojnë
kyçjen e shtëpisë në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror, si dhe amvisëritë që do të
blejnë një kaldajë me gaz natyror për një objekt që ka qenë i kyçur në sistem deri më 1
janar 2026. Për çdo amvisëri mund të parashtrohet vetëm një kërkesë.
Për këtë masë janë siguruar 3 milionë denarë, ndërsa mjetet do të ndahen në
përputhje me kushtet e përcaktuara në thirrjen publike. Mjetet do të ndahen sipas
parimit “i pari që aplikon – i pari që përfiton”, deri në shterimin e fondit.
Më shumë informacione janë të disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë:
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale – Thirrja publike
Pas përfundimit të afatit, një komision i formuar nga Ministria do t’i shqyrtojë aplikimet e
dorëzuara, ndërsa mbështetja financiare do t’u paguhet të gjithë përfituesve që i
plotësojnë kushtet e përcaktuara.
Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që planifikojnë kyçjen në gazin natyror ose
blerjen e një kaldaje me gaz që të mos e humbasin mundësinë për mbështetje
shtetërore dhe ta dorëzojnë në kohë dokumentacionin e nevojshë.
Mbështetja e qytetarëve mbetet një nga prioritetet e Ministrisë së energjisë, minierave
dhe burimeve minerale. Përmes masave konkrete dhe subvencioneve, Ministria
vazhdon të zbatojë politika që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për amvisëritë, ulin
shpenzimet për energji dhe përshpejtojnë kalimin drejt zgjidhjeve më efikase dhe më të
qëndrueshme për ngrohje.