Tetë raste janë regjistruar deri më tani në Maqedoni dhe shumica e të infektuarve nuk kanë asnjë simptomë. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se korriku dhe gushti janë muajt më të rrezikshëm për përhapjen e virusit.

Ethet e Nilit Perëndimor janë përsëri në fokus të autoriteteve shëndetësore në Evropë. Drejtori Rajonal i OBSh-së për Evropën, Hans-Henry P. Kluge u bëri thirrje qytetarëve në zonat e prekura të marrin masa mbrojtëse të thjeshta, por efektive.

“Hapa të thjeshtë si mbulimi i trupit me rroba, përdorimi i ilaçit kundër mushkonjave dhe largimi i ujit të ndenjur rreth shtëpisë mund ta zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e infeksionit.”, tha Kluge.

Në raste të rralla – rreth një në 150 persona të infektuar – virusi mund të shkaktojë sëmundje të rënda neuroinvazive, siç janë meningjiti ose encefaliti, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën. OBSh-ja rekomandon që kushdo që zhvillon temperaturë të lartë, skuqje ose qafë të ngurtë pas një pickimi mushkonje duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume