Në Shkup u përmbyllën Garat e Katërta Ndërkombëtare të Kur’anit Famëlartë për vendet e Ballkanit, të organizuara nga Ministria e Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit e Mbretërisë së Arabisë Saudite në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BFI). Ceremonia përmbyllëse mblodhi drejtues fetarë, diplomatë, përfaqësues të institucioneve islame nga vendet e Ballkanit, anëtarë të jurisë dhe garues. Në ngjarje morën pjesë Reisul Ulema i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, zëvendësambasadori i Arabisë Saudite, Ahmed Harbi, si dhe përfaqësues të tjerë fetarë dhe diplomatikë. Gjatë ceremonisë u transmetua edhe një mesazh i ministrit saudit të Çështjeve Islame, Dr. Abdullatif bin Abdulaziz Al Sheikh, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes së hafizëve dhe promovimit të vlerave të tolerancës dhe bashkëjetesës. Bashkesia Fetare Islame RMV

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume