Në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski”, në kazermën “Goce Dellçev”, sot do të promovohet gjenerata e 26-të e studentëve-kadetë me gradën nëntoger, si dhe pjesëmarrësit e kursit për oficerë me gradën toger.

Në ceremoninë solemne do të mbajnë fjalim ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, dhe dekani i Akademisë Ushtarake, kolonel Nenad Taneski.

Prej vitesh, në Akademinë Ushtarake në Shkup studiojnë edhe kadetë ushtarakë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ceremoni promovimi do të mbahet edhe në Akademinë Policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovë, ku do të promovohen policët e rinj të gjeneratës 2025/2026.

“Krijojmë, ndërtojmë dhe avancojmë një polici moderne, të pajisur, profesionale dhe të kënaqur, e cila detyrat dhe përgjegjësitë e saj do t’i kryejë në mënyrë sa më ligjore, profesionale, të përgjegjshme dhe transparente, në shërbim të qytetarëve dhe të vendit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume