Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas vendimit për kthimin e pasaportës së të akuzuarit për keqpërdorime, Borçe Markovski, duke deklaruar se bëhet fjalë për një manipulim të rëndë nga një prokuror publik, të cilin e cilësoi si bashkëpjesëmarrës në këtë proces.

“Besoj se këtu kemi të bëjmë me një manipulim të rëndë nga një prokuror lokal në Prokurorinë e Lartë Publike, i cili është bashkëpjesëmarrës në këtë proces dhe kjo nuk do të përfundojë me kaq. Nëse doja të përmendja emër e mbiemër, do ta bëja, por nuk dua të spekuloj. Do të zhvillohet hetim për këtë proces, sepse nga Prokuroria Themelore Publike kemi një raport ndryshe nga ai që është paraqitur si procesverbal nga Prokuroria e Lartë Publike në Manastir. Ky rast nuk do të mbyllet kështu”, deklaroi Mickoski.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume