Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën “VS Bato” në Tetovë, ku sipas informacioneve fillestare janë përplasur dy automjete.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje vërehen dëmtime të konsiderueshme në vetura, ndërsa shihen edhe drunj të rrëzuar pranë rrugës, që dyshohet se janë goditur si pasojë e përplasjes.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë arritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat po ofrojnë asistencë, ndërsa pritet të konfirmohet nëse ka persona të lënduar.

Policia po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te aksidenti./Tema

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume