Ministri i Drejtësisë Jeton Shaqivari ishte pjesë e delegacionit qeveritar i cili në Krushevë vendosi lule të freskëta në Monumentin e Mbrojtësve të Republikës së Krushevës dhe në Monumentin e heronjve në vendin “Sliva”, në nderim të festës së madhe shtetërore – Ilindenit.

Me këtë akt iu dha nderimi ilindenasve dhe të gjithë luftëtarëve, të cilët me sakrificën dhe vizionin e tyre vendosën themelet e shtetit.

Trashëgimia e heronjve të Ilindenit mbetet një detyrim i përhershëm për kultivimin e vlerave demokratike, sundimit të së drejtës dhe përgjegjësisë së përbashkët për një të ardhme më të begatë të shtetit.

Gëzuar 2 Gushtin – Ditën e Republikës!

Rroftë uniteti, drejtësia dhe e ardhmja e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume