LAMM nformon se këtë mëngjes intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes në pikat kufitare është si më poshtë:

Në Tabanocë për hyrje në vend, më shumë se një orë, Bogorodicë për dalje nga vendi, rreth 15 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume