Në Shkodër, të dielën u protestua kundër hapjes së konsullatës serbe në këtë bashki.
Në emisionin “Kosova Today”, organizatori i kësaj proteste, Ridi Osmani, deklaroi se kjo është protesta e tretë, transmeton Klankosova.tv.

“Kërkesa jonë është e vendosur që kjo të mos ndodh. E kundërshtojmë, dhe do të ketë kundërshtime më të mëdha se kaq”, tha Osmani në Klan Kosova.
Ai shtoi se nuk ka ende asnjë komunikim me qeverinë shqiptare lidhur me këtë çështje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume