Ministria e Shëndetësisë informon se situata epidemiologjike në Gostivar po monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore.
Gjatë 3 gushtit janë regjistruar gjithsej 78 kontrolle, që është për gjashtë më pak krahasuar me një ditë më parë, kur ishin evidentuar 84 kontrolle.
Sa i përket etheve të Nilit Perëndimor, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive është evidentuar një rast i ri i dyshuar. Po kryhen ekzaminimet e nevojshme për konfirmimin laboratorik ose përjashtimin e sëmundjes.
Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me institucionet kompetente shëndetësore, vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën dhe do ta informojë me kohë opinionin për të gjitha të dhënat e reja relevante.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume