Një banor i fshatit Gajre, me qëndrim të përkohshëm në Gjermani, ka denoncuar se automjeti i tij “BMW” me targa gjermane është dëmtuar nga një plumb qorr. Sipas denoncimit, makina ishte e parkuar para shtëpisë familjare që nga 1 gushti, ndërsa dëmtimi është vërejtur më 3 gusht. Tetovasot mëson se policia po punon për identifikimin e autorit.