Një lajm i padëgjuar deri tani ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.
Sipas informacioneve, Fondi Shëndetësor nuk ua ka paguar sigurimin shëndetësor punëtorëve të vet. Që nga 31 i muajit të kaluar punëtorët janë pa sigurim shëndetësor.
Një skandal i paprecedentë dhe i padëgjuar deri tani.
Sipas informacioneve, Maqedonia e Veriut po shkon drejt një faze të kapitullimit financiar, ndërsa problemet shtetërore sapo kanë filluar.
Nuk dihet ende se si do të përfundojnë ditët në vijim, por përflitet se Qeveria po tenton të marrë kredi turke, pas asaj hungareze.