Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka përjetuar momente të pakëndshme gjatë një udhëtimi me tren në Itali, pasi u bë pre e një vjedhjeje.

Sipas mediave italiane, pasi mori pjesë në funeralin e ish-kapitenit historik të Milanit, të zhvilluar në Bazilikën e Sant’Ambrogio në Milano, Tare udhëtoi me tren drejt Romës.

Gjatë udhëtimit, çanta e ish-futbollistit shqiptar u vodh nga hapësira e dedikuar për bagazhet gjatë udhëtimit. Sapo mbërriti në stacionin “Roma Termini”, Tare iu drejtua Policisë Hekurudhore të Lazios për të denoncuar ngjarjen.

Sipas raportimeve policia identifikoi autorin e dyshuar vetëm pak minuta pas denoncimit. Ai u lokalizua dhe u vu në pranga, ndërsa çanta e vjedhur u sekuestrua dhe iu kthye Tares.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume