Një këmbësor 71-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur nga një veturë në Tetovë.
Sipas SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur më 7 gusht rreth orës 13:10 në rrugën “Marshall Tito”, ku një automjet “Audi” me targa të Kosovës, i drejtuar nga D.I. (26), ka goditur këmbësorin D.M. (71) nga Raotinca.
I lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Raporton Tetovasot.