Një 24-vjeçar nga Tetova është vetëdorëzuar në polici pasi dyshohet se për një kohë të gjatë kishte kërcënuar ish-bashkëshorten e tij.

Sipas SPB Tetovë, Xh.Sh. ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja 26-vjeçare, e cila pretendon se ai i kishte dërguar kërcënime për jetën e saj dhe të familjes përmes rrjeteve sociale. Ajo ka raportuar gjithashtu se më 6 gusht ai e kishte ndjekur dhe incizuar gjatë një ahengu familjar.

I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të vijojë procedura përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume