Tetovë – Dy raste të ndara dhune kanë përfunduar me kallëzime penale nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, raporton Tetovasot.
Në rastin e parë, kallëzim penal është ngritur ndaj A.B. (21) dhe M.A. (30), të dy nga Tetova, nën dyshimet për veprën penale “dhunë”. Sipas policisë, më 29 qershor 2026 ata kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përfshirë në një përleshje fizike.
Në një rast tjetër, SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal edhe ndaj E.M. (34) nga Tetova, i cili dyshohet se më 8 qershor, në një objekt hotelierik në qytet, ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Autoritetet bëjnë të ditur se procedurat penale ndaj të dyshuarve do të vazhdojnë në kompetencë të organeve të drejtësisë.