Tetovë – Një automjet i huazuar përfundoi i shitur tek një person tjetër, ndërsa policia ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave nga Tetova, raporton Tetovasot.
Sipas SPB Tetovë, A.K. (29) dhe B.S. (56) dyshohen për veprat penale “mashtrim” dhe “ndihmë në mashtrim”.
Rasti daton nga shtatori i vitit 2025, kur pronari i automjetit ia kishte huazuar veturën A.K.-së. Ky i fundit nuk ia kishte kthyer automjetin me arsyetimin se kishte pësuar defekt, por sipas hetimeve rezulton se e kishte shitur tek personi tjetër.
Policia ka dorëzuar kallëzimin penal, ndërsa rasti do të trajtohet nga organet e drejtësisë.