Tetovë – Një 24-vjeçar nga Tetova është vetëdorëzuar në polici pasi dyshohet se për muaj të tërë kishte kërcënuar ish-bashkëshorten e tij, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, Xh.Sh. ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja 26-vjeçare, e cila kishte deklaruar se ai i dërgonte vazhdimisht kërcënime me jetë përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka raportuar gjithashtu se më 6 gusht ai e kishte ndjekur dhe filmuar gjatë një feste familjare në një objekt hotelierik.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të vijojë procedura përkatëse.