Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin “Click” në RTV21 tha se kur ka qeverisur, për çdo mandat ka zgjeruar të drejtat e shqiptarëve duke pasur për bazë Marrëveshjen e Ohrit.

“Dhe nuk kam shkuar duke i minimizuar të drejtat për shqiptarët. Në vazhdimësi ka shkuar përfaqësimi i drejtë nga 03%, ose 1%, sot përfaqësimi është 21%, por këta kanë denigruar se i kanë hequr edhe shqiptarët jorezidentë… Po të kishit lëvizur aty ku e lamë, do të ishte përsëri një sukses për shqiptarët, mirëpo situata ka degraduar aq shumë sa ne na duhet energji për të arritur gjendjen e shërueshme brenda RMV-së”, tha ai.

“E gjeta me zero këtë pushtet, e lashë me kryeministër shqiptar në Maqedoni, e kam lënë një dekadë kryetar të Kuvendit shqiptar, e kam lënë me ministër të Financave shqiptar, me ministër të Jashtëm shqiptar që është aorta e shtetit. Unë nuk do e kisha kërkuar këtë rezultat nga këta, por jo dhe të denigruar.”, shtoi Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume