Tearcë – Një zjarr që kishte përfshirë bar të thatë dhe shkurre është përhapur në një sipërfaqe me mbjellje arrash në territorin e fshatit Tearcë.

Rasti është raportuar më 12 gusht rreth orës 15:00 në Stacionin Policor Tearcë.

Sipas raportimit, E.I. (58) ka njoftuar policinë se zjarri ka shpërthyer në vendin e quajtur “Leske”, në atarin e fshatit.

Zjarri fillimisht ka përfshirë bar të tharë dhe shkurre, por më pas është përhapur edhe në arën me mbjellje arrash, në një sipërfaqe prej rreth katër dekarësh.

Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë, së bashku me ekipet policore.

Zjarri është lokalizuar dhe shuar.

Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekip nga SPB Tetovë, ndërsa po dokumentohen rrethanat dhe dëmet e shkaktuara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume