Një tërmet ka tronditur ditën e sotme juglindjen e Shqipërisë.
Raportohet se lëkundjet ishin me magnitudë 3.2 në orën 09:36, me epiqendër rreth 5 kilometra në jug-juglindje të Korçës. Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 15 kilometrash. Deri në këtë moment nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume