Tetovë – Një konflikt mes fqinjëve në fshatin Poroj ka përfunduar me arrestimin e një personi, raporton Tetovasot.
A.A. (51) ka denoncuar se rreth mesnatës është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë së tij nga fqinjët M.A. dhe L.A. (34), ndërsa gjatë sulmit është përdorur edhe një mjet prej druri.
Pas ndërhyrjes së policisë, në orën 01:25 është arrestuar L.A., i dyshuar për veprën penale “dhunë”.
Tetovasot raporton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzimi përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume