Një motoçikletë e vjedhur është gjetur gjatë natës në fshatin Forinë të Gostivarit.
Siç raporton Tetovasot, më 19 gusht rreth orës 00:40, J.A. (18) nga Gostivari ka gjetur një motoçikletë pa targa dhe me dëmtime të dukshme.
Pas verifikimeve policore është konstatuar se mjeti ishte raportuar si i vjedhur më 13 gusht 2026.
Motoçikleta i është kthyer pronarit, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve, raporton Tetovasot.