Një incident është regjistruar në një objekt hotelierik në Tetovë, ku tre persona kanë shqetësuar mysafirët me sjelljen e tyre agresive.

Siç raporton Tetovasot, L.I. (33) nga fshati Xhepçishtë, i punësuar në lokalin ku ndodhi ngjarja, ka denoncuar se tre persona janë sjellë në mënyrë agresive dhe kanë shqetësuar klientët.

Pas ndërhyrjes së policisë është bërë dokumentimi i vendit të ngjarjes, ndërsa po ndërmerren masa për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume