Republika Çeke shpreh mbështetje të plotë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërsa Praga është e gatshme të ndihmojë vendin me përvojën e saj dhe të bëjë gjithçka të nevojshme që procesi të përshpejtohet, tha ministri i Jashtëm çek Petër Macinka i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Ministri Timço Mucunski theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik, ndërsa vendi është i gatshëm të zbatojë reformat, duke kërkuar një proces të besueshëm, të parashikueshëm dhe të bazuar në merita. Në takim u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, investimet, energjinë, infrastrukturën dhe sigurinë, me të dyja vendet që si anëtare të NATO-s theksuan rëndësinë e stabilitetit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume