E preku në trup një 18-vjeçare në Kumanovë dhe u largua me motorcikletë, policia e arreston 30-vjeçarin
Më 22.08.2026, në orën 22:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria N.J. (30) nga Kumanova.
Veprimi i policisë ka ardhur pas një denoncimi se më 20.08.2026, rreth orës 00:15, N.J. e kishte prekur në trup një vajzë 18-vjeçare nga Kumanova, derisa ajo po lëvizte në rrugën „Nikolla Karev“ në Kumanovë, pas çka ai ishte larguar nga vendi me motoçikletë, përcjell TS.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.