Bozhinovska: Me interkonektorin me Serbinë e hapim Maqedoninë ndaj burimeve të reja të gazit dhe e forcojmë pozitën tonë si korridor energjetik rajonal
ËSHTË NËNSHKRUAR KONTRATA PËR PROJEKTIMIN DHE NDËRTIMIN E
INTERKONJEKTORIT TË GAZIT MAQEDONI–SERBI: MAQEDONIA LIDHET ME NJË
RRUGË TË RE TË GAZIT DREJT EVROPËS
Në sallën solemne të Qeverisë, sot u nënshkrua Kontrata për projektimin dhe ndërtimin e
interkonektorit të gazit ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të
aktiviteteve konkrete për realizimin e një tjetër projekti strategjik energjetik për ndërlidhjen
rajonale dhe diversifikimin e furnizimit me gaz natyror.
Kontratën e nënshkruan drejtori i NOMAGAS-it, Nedim Rama, dhe drejtori i kompanisë “Rapid
Build”, e përzgjedhur si realizuese e projektit. Në nënshkrim morën pjesë kryeministri i Qeverisë,
Hristijan Mickoski, dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja
Bozhinovska.
Me nënshkrimin e kontratës, projekti kalon nga faza e përgatitjes në realizimin e tij konkret.
Interkonektori do të lidhë sistemet e gazit të Maqedonisë dhe Serbisë përmes një traseje prej
rreth 70 kilometrash, nga të cilat rreth 23 kilometra në territorin e Maqedonisë dhe rreth 47
kilometra në territorin e Serbisë. Në anën maqedonase, interkonektori do të lidhet me
gazsjellësin ekzistues pranë Kleçovcës, ndërsa në Serbi me rrjetin e gazsjellësit në afërsi të
Vranjës.
„Sot po vendosim bazën infrastrukturore për një ndërlidhje të re energjetike të
Maqedonisë me rajonin dhe Evropën. Me interkonektorin me Serbinë hapim qasje në burime
të reja të gazit, rrisim sigurinë e furnizimit dhe krijojmë kushte që Maqedonia të ketë një rol
shumë më të fuqishëm në sistemin rajonal të gazit”, theksoi ministrja Bozhinovska..
Ajo theksoi se ky projekt merr një rëndësi edhe më të madhe me ndërtimin e interkonektorit me
Greqinë.
„Me lidhjen me Greqinë dhe Serbinë, Maqedonia nuk do të jetë më vetëm pikë fundore e
një rruge të gazit. Po ndërtojmë pozitën e një vendi që është i lidhur me tregjet rajonale
dhe që mund të jetë një lidhje tranziti dhe energjetike ndërmjet jugut dhe veriut të
Evropës. Kjo është pamja strategjike drejt së cilës po ecim”, deklaroi Bozhinovska.
Interkonektori i gazit Maqedoni–Serbi është një projekt me rëndësi strategjike për diversifikimin e
burimeve dhe drejtimeve të furnizimit me gaz natyror, por edhe për integrimin më të gjerë rajonal
të tregjeve të gazit. Me realizimin e tij, Maqedonia do të ketë qasje në mundësi të reja furnizimi,
ndërsa përmes lidhjes me drejtimin jugor dhe verior do të krijohen kushte për fleksibilitet dhe
siguri më të madhe të sistemit energjetik rajonal.
Projekti po realizohet në një periudhë kur Maqedonia po punon intensivisht për forcimin e
infrastrukturës së gazit dhe vendosjen e më shumë drejtimeve alternative të furnizimit. Aktualishtështë në proces realizimi i interkonektorit të gazit me Greqinë, i cili do të lidhë rrjetin maqedonas
të gazit me atë grek dhe do të mundësojë qasje në korridorin jugor të gazit.
Pas përfundimit të interkonektorëve me Greqinë dhe Serbinë, Maqedonia do të jetë e
lidhur me sistemet e gazit si në jug, ashtu edhe në veri, duke hapur mundësinë që vendi
të shndërrohet në një pikë të rëndësishme tranziti rajonal për gazin natyror dhe pjesë e
korridorit më të gjerë energjetik evropian.
„Qëllimi ynë është i qartë – Maqedonia të mos varet nga një rrugë e vetme e gazit. Me
diversifikimin e drejtimeve dhe burimeve të furnizimit, rrisim sigurinë energjetike, zvogëlojmë
ekspozimin ndaj krizave të ardhshme dhe krijojmë kushte më të mira për qytetarët dhe
ekonominë. Kjo është një infrastrukturë që do të shërbejë për dekada dhe prandaj e shohim atë
si një investim në stabilitetin afatgjatë energjetik të Maqedonisë”, theksoi Bozhinovska.
Përveç rëndësisë kombëtare, interkonektori Maqedoni–Serbi ka edhe një dimension më të gjerë
rajonal. Lidhja e sistemeve të gazit do të kontribuojë në krijimin e një tregu rajonal të integruar
dhe më fleksibël, me mundësi për transport të gazit natyror në të dyja drejtimet dhe shfrytëzim
më të mirë të infrastrukturës ekzistuese dhe asaj të re.
Për më tepër, projekti është planifikuar duke marrë parasysh zhvillimin e ardhshëm të sistemit
energjetik dhe mundësitë për transportin e hidrogjenit, në përputhje me objektivat afatgjata
evropiane për dekarbonizimin dhe tranzicionin energjetik.
Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, së bashku me NOMAGAS-in dhe
institucionet partnere nga Serbia, vazhdon me realizimin e koordinuar të projektit, me qëllim që
ndërtimi të zhvillohet sipas dinamikës së parashikuar.
Me nënshkrimin e sotëm, Maqedonia ndërmerr edhe një hap konkret drejt një sistemi energjetik
të diversifikuar, të ndërlidhur dhe të sigurt – një sistem në të cilin vendi nuk është vetëm
konsumator, por edhe një korridor potencial energjetik rajonal.





