Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur përkrahjen e tij për marshin e paralajmëruar më 12 shtator në Prishtinë.

Përmes një videoadresimi, Haradinaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë marsh, duke thënë se ai do të jetë në përkrahje të çlirimtarëve dhe drejtësisë.

“Më 12 shtator, të gjithë bashkë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë! Në përkrahje të çlirimtarëve. Në përkrahje të drejtësisë. I presim në Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume