Gjimnazi i Tetovës po përfitojnë nga një sërë investimesh në infrastrukturën shkollore, me synim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se në kuadër të investimeve po realizohen disa projekte në këtë institucion arsimor, përcjell ZYRTARE.net

Sipas Kasamit, fusha e sportit po shndërrohet në terren multifunksional, ndërsa po ndërtohet edhe një amfiteatër i ri. Gjithashtu, është duke u realizuar renovimi i sallës së sportit dhe krijimi i një biblioteke të re.

Në kuadër të punimeve janë renovuar edhe tualetet, janë lyer dhe freskuar klasat, ndërsa po ndërtohet edhe muri rrethues te fusha sportive.

Kasami ka theksuar se investimet synojnë krijimin e ambienteve më moderne, funksionale dhe dinjitoze për nxënësit.

“Nga premtimi te puna konkrete!”, ka shkruar Kasami në postimin e tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume