SKANDAL NË SPITALIN E TETOVËS/ Tetovasot raporton: Thyen sportelin, plagos dy punonjës dhe sulmon policin
Tetovasot raporton se një incident i rëndë ka ndodhur në Spitalin Klinik të Tetovës, ku një 24-vjeçar nga Pallatica është bërë agresiv pasi iu kërkua të paguante për një shërbim mjekësor.
Sipas policisë, ai theu xhamin e sportelit të pranimit, duke lënduar veten dhe dy punonjës të spitalit. Gjatë ndërhyrjes së policisë, 24-vjeçari ka sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor.
Tetovasot raporton se për shkak të lëndimeve ai u transportua në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.