Dhunë të tmerrshme ka pësuar një e re nga Shkupi nga bashkëshorti i saj, i cili e çoi në pyll, e lidhi për një pemë dhe e rrahu me një objekt të fortë. Policia e arrestoi dhunuesin natën e kaluar pas kallëzimit të gruas, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.**

“Më 01.09.2026, në orën 20:40, në Shkup, punonjësit e policisë së SVR Shkupit e privuan nga liria Lj.F.D. (27 vjeç) nga Shkupi, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm të gruas së tij 21-vjeçare se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht, e më pas e kishte çuar në një zonë pyjore në rrethin e Shkupit, ku e kishte lidhur për një pemë dhe e kishte sulmuar me një objekt të fortë”, njoftoi MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzimi përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume