Më 02.09.2026 në rrugën “Drage Todorovski” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë arrestuar personin M.H. (44) nga Gostivari, i cili kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 297-a dhe nenit 300 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit, përcjell Pa Censurë.

Në të njëjtën ditë, në orën 21:00 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Kamjan dhe SPB Tetovë kanë arrestuar personin S.R. (21) nga fshati Pallçisht i Poshtëm, i cili kërkohej me urdhëresë nga Gjykata Themelore e Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 300, nenit 301, e lidhur me nenin 297a. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume