Më 03.09.2026, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria Z.S. (45) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm për kryerjen e dy vjedhjeve të rënda të amortizatorëve nga linja hekurudhore, njëra në territorin e SP Aerodrom dhe tjetra në territorin e SP Draçevë. Pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe Z.S. është dërguar në SP Aerodrom, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, “Hekurudhat e RMV-së”. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume