Një zjarr ka shpërthyer në oborrin e SHMQSH “Kiril dhe Metodij” në Tetovë, duke shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja është raportuar më 6 shtator rreth orës 14:45. Sipas policisë, flakët kanë përfshirë disa panele ndërtimi të destinuara për ndërtimin e një pishine të mbyllur në oborrin e shkollës.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, ndërsa Prokurori Publik dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume